3-rd International Workshop on recent LHC Physics results and related topics
Akademia e Shkencave e Shqipërisë zhvilloi në datat 10–12 tetor 2018 veprimtarinë shkencore “3-rd International Workshop on recent LHC Physics results and related topics” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës; CERN-in; institutet e fizikës bërthamore të Francës dhe të Italisë; me Universitetin Politeknik të Barit dhe me mbështetjen e ambasadave të Italisë, Francës dhe Zvicrës, si dhe të Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë.
Nisma e kësaj veprimtarie të përbashkët shkencore të fizikanëve shqiptarë me CERN-in, (Qendra Europiane për Kërkime Bërthamore), i takon Ludwik Dorbrzynski-t dhe Daniel Denegri-t, profesorë të shkollave të mëdha të Parisit dhe njëkohësisht kontribuues të rëndësishëm në eksperimentet e CERN-it. Me anë të përfaqsueve të tyre ata morrën kontakt me fizikanin shqiptar, Artan Boriçi, në atë kohë në CERN. Kështu, më 8 tetor 2012 në sallën e Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvillua një takim ku u planifikua që në 2014-n, në Universitetin e Shkodrës, të zhvillohet Workshop-i i parë, që në përfundim të tij arriti edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së parë ndërmjet qeverisë shqiptare me CERN-in.
Klikoni për të lexuar informacionin e plotë rreth kësaj veprimtarie shkencore.